Bebet kanë nevojë të flenë 12 deri 16 orë në ditë, varësisht prej moshës. Por ku flenë, është çështje shumë e rëndësishme.
Një studim i ri i publikuar në ‘The Journal of Pediatrics’, ka gjetur se bebet që flenë në karriget e veturës, në ‘maksikozë’ apo edhe në ndonjë vend ku ka tundje, mund të çojë në lëndime, madje në rastin më të keq edhe në vdekje, shkruan Parents, transmeton Gazeta Shneta.
Mjekët analizuan vdekjen e 47 fëmijëve të vegjël nën moshën 2-vjeçare, të cilat kanë ndodhur në pajisje të tilla për uljen e fëmijëve. Dy të tretat e vdekjeve kanë ndodhur në ulëset e veturave dhe pjesa tjetër në ‘maksikoza’, në pajisje lëvizëse apo që tunden.
Ngufatja ishte shkaku që çoi në vdekjen e 46 rasteve të fëmijëve. 52 për qind e tyre ka ndodhur nga shiritat e këtyre pajisjeve.
Për të shmangur më të keqen, ekspertët bëjnë thirrje që prindërit në asnjë rast të mos i lënë fëmijët vetëm në këto pajisje, qoftë nëse janë zgjuar apo duke fjetur.
Ata gjithashtu alarmojnë që lidhëset e këtyre pajisjeve të jenë të siguruara mirë dhe të vendosura në mënyrë të duhur.
Përndryshe, vendi më i mirë për të fjetur foshnja është në shpinë, në një krevat fëmijësh që ka një dyshek kualitativ. /Gazeta Shneta/