Komisioni Europian ka publikuar listen me 42 produkte që qarkullojnë në tregjet evropiane, që nuk përjashtohet mundësia të jenë dhe në Kosovë e Shqipëri të cilat përbejnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
Lista është publikuar nga Rapid Alert System për ushqime të cilat janë të rrezikshme (RAPEX) në faqen zyrtare të Komisionit Evropian. Sipas raportit të RAPEX, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin 2017, 53 për qind e tyre janë prodhuar nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind janë prodhim i vendeve të BE-së.
Duke i ndarë me grupe, mësohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind mjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit. Po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike. Më poshtë fotot e lodrave dhe sendeve të tjera të rrezikshme