Një studim i ri tregon se kontakti lëkurë-me-lëkurë, i njohur si kujdesi “kangaroo”, mund të përshpejtojë zhvillimin e trurit tek të porsalindurit parakohe.
Hulumtimi përfshiu 88 foshnja të lindura para javës së 32-të të shtatzënisë, të cilat u ndjekën gjatë gjithë qëndrimit në spital për mënyrën dhe kohëzgjatjen e kontaktit me familjarët.
Rezultatet treguan se foshnjat që kishin më shumë seanca lëkurë-me-lëkurë shfaqën aktivitet më të fortë në rajonet e trurit që lidhen me përpunimin e emocioneve dhe rregullimin e stresit, duke sugjeruar se këto seanca mund të favorizojnë lidhjet neuronale të hershme, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Rajonet kryesore të identifikuara përfshijnë cingulumin, i lidhur me vëmendjen dhe emocionet, dhe radiacionet anterior thalamike, të lidhura me përpunimin emocional dhe kujtesën.
Ekspertët theksojnë se ky lloj kujdesi jo vetëm që forcon lidhjen me familjarët, por mund të ndikojë edhe në shëndetin e trurit të foshnjës.
Megjithatë, autorët e studimit paralajmërojnë se shumë njësi intensive neonatale nuk janë të pajisura për të mbështetur këtë praktikë, për shkak të kufizimeve të hapësirës, stafit dhe burimeve./Gazeta Shneta/


