Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kujdesi ndaj erës së gojës, ja çfarë duhet të dini

Jetë 05/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbajtja erë e gojës është diçka që mund ta kemi përjetuar të gjithë të paktën një here. Por në raste të tilla ju nuk keni pse të kufizoni aktivitetet tuaja sociale dhe të ndryshoni standardin e jetesës.

Një lajm i dhënë në faqen e njohur të internetit Ehow shpjegon se çfarë mund të bëjmë për kurimin e erës së gojës. Ja disa metoda:

Duke mbajtur çamçakëz dhe mendër ose duke përdorur sprej të cilët freskojnë gojën mund të shpëtoni përkohësisht nga era kronike e gojës. Por këta nuk janë kura të sakta.

Ndërkohë që ju kërkoni rrugët dhe mënyrat definitive të shpëtimit nga era e gojës mund ta mbani të fshehur problemin për një fare kohe.

Nëse i keni hundët e zëna dhe keni vështirësi në frymëmarrje kjo mund të jetë shkak për mbajtjen erë të gojës. Sepse një gojë e thatë mban erë.

Konsumimi i rregullt i ujit ndihmon mbajtjen të freskët të gojës dhe gjallëron rrjedhjen e pështymës. Gjithashtu larja e dhëmbëve dhe pastrimi i mbetjeve që mund të mbesin mes dhëmbëve ndihmon në largimin e erës së gojës.

Era kronike e gojës krijohet dhe nga mungesa e higjienës së saj. Mund të mendoni se dhëmbët i lani ashtu siç duhet por a e keni pastruar ndonjëherë gjuhën?

Pas ushqimeve me erë të rëndë apo pas pirjes së një kafeje gjuha i ruan mikrobet dhe bakteret në shtresën e sipërme të saj. Prandaj për të kuruar erën e gojës përveç larjes së rregullt të dhëmbëve duhet dhe një pastrim i  rregullt i gjuhës.

Disa sëmundje mund të jenë shkaktarë të erës së gojës. Kemi folur rreth problemeve të sinozitit por edhe sëmundja e diabetit ndonjëherë mund të shkaktojë një erë jo të këndshme goje.

Prandaj para se të kurojmë erën e gojës duhet të kurojmë sëmundjen nga e cila vuajmë.

Edhe dietat e mbajtura për t’u dobësuar janë shkaktare të erës së gojës. Veçanërisht nëse si metodë dobësimi zgjidhni dietën e varfër me karbohidrate , jeni të humbur.

Në dietat me karbohidrate të pakta trupi prodhon dhe përdor lëndë të quajtura keton. Vetëm se njëra prej tyre del jashtë trupit me anë të frymës dhe mund të shkaktojë një erë të pakëndshme goje.

Për të parandaluar diçka të tillë e vetmja rrugë është të konsumoni ushqime të pasura me karbohidrate.

Artikulli paraprakKujdes prindër, gjumi i bebes në ‘maksikozë’ mund të jetë fatal
Artikulli i rradhës 30 profesionistë shëndetësorë nga SHBA vizitojnë QKUK-në

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.