Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kujdesi për veten pas periudhës së lindjes, shkruan Lira Gjika

Këshilla për shtatzëna 13/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për të gjithë nënat e reja, pediatre Lira Gjika ka një mesazh për ju: kujdesuni ndaj vetes.

Në rrjetin e saj zyrtar, Lira Gjika ka ndarë këshillën e rradhës për nënat e reja dhe rëndësisë së kujdesit ndaj vetes së tyre.

Kujdesi ndaj vetes

Rritja e fëmijës nuk mund të realizohet në formën e saj më të mirë, nëse nëna nuk e fillon çdo gjë, pikërisht nga vetja. Ajo duhet të përkujdeset për veten deri në detaje, ajo duhet të njohë proceset fiziologjike, që zhvillohen në trupin e saj gjatë shtatzanisë dhe periudhës së qumështit. Duke patur këto njohuri, ajo do të mund të ndërhyjë natyrshëm për veten. Kjo përkujdesje është e lidhur drejtëpërdrejtë me lodhjen. Sa më shumë përkujdesje për veten e saj, aq më shumë do të mund të shmangë lodhjen gjatë procesit mahnitës, por të lodhshëm të rritjes së fëmijës.

Kujdesi personal është mëse i nevojshëm, por edhe duhet të jetë e rrethuar me kujdes nga partneri, familja e deri nga specialisti.(mamia, infermierja, mjeku gjinekolog dhe pediatër).

Nëna duhet të ushqehet shëndetshëm dhe të kujdeset për linjat. Ajo duhet të përzgjedhë ushqimet, ushtrimet gjimnastikore, të kontrollojë dhëmbët, të vishjet përshtatshëm, të kujdeset për tualetin. Përdorimin e kremrave të përshtatshëm të trupit, që së bashku me ushtrimet gjimnastikore (palestër, not, shëtitje në park etj), shërbejnë për të ruajtur elasticitetin e fibrave muskulore dhe duke shmangur depozitimin e indit dhjamor.

Flokët është mirë që të priten, pasi fëmija ka arritur moshën 4-muajshe. Në këtë periudhë ndodh një “shterie” hormonale. Në muajt e fundit të shtatzanisë, trupi i gruas prodhon hormone me “shumicë” për të përballuar procesin e lindjes dhe ardhjes së qumështit. Hormonet e kësaj periudhe prodhohen deri në muajin e katërt pas lindjes, më pas ky nivel hormonesh arrin në kuota normale. Ky pakësim hormonal shkakton tharje të lëkurës, flokut, etj. Në këtë periudhë është e këshillueshme të shtohet kujdesi ndaj vetes, nëpërmjet trajtimeve kozmetike. Këto trajtime kanë efekte sa fizike, aq edhe psikike.

Nëna, me kujdesin për veten, i tregon fëmijës se edhe ai kështu duhet të sillet me veten. Ajo i tregon se kujdesi për trupin, i cili është “kutia” ku është vendosur jeta dhe vetja e gjithësejcilit, nuk mund të mos mirëmbahet. Nëse individi nuk e mirëmban trupin dhe e keqpërdor atë, kjo do të ketë për pasojë mungesën e një vlerësimi maksimal për jetën dhe veten.

 

Nëna që e vendos veten në qendër të vëmendjes, rrjedhimisht do të jetë tepër e kujdesshme me fëmijën, përderisa ky lloj kujdesi e fokusi, janë mënyrë jetese brenda kujdesit për gjithçka. Lira Gjika (marrë nga libri fëmijëria).

Artikulli paraprakZhvillimi i gjuhës tek bebi deri në 18 muaj
Artikulli i rradhës Spitalet e mbingarkuara të Arizonës si pasojë e temperaturave të larta

Ju sugjerojmë

Një pajisje e re mund të monitorojë në vazhdimësi shëndetin e foshnjës gjatë shtatzënisë

08/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Qëndrimi ulur për orë të gjata në shtatzëni mund të rrisë rrezikun e komplikimeve

08/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Një në katër lindje në Angli kryhet me operacion emergjent cezarian

05/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Operacioni në tru i mundësoi një gruaje të bëhet nënë për herë të dytë

05/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shenjat e hershme të shtatzënisë: Si t’i dalloni?

04/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Pse vitaminat prenatale janë të rëndësishme gjatë shtatzënisë?

03/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.