Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zhvillimi i gjuhës tek bebi deri në 18 muaj

Psikologji 13/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zhvillimi i gjuhës është një proces i mahnitshëm që kulmon në aftësinë për të komunikuar dhe kuptuar të folurit.Është fakt interesant pasi edhe foshnjet lindin duke pasur të zhvilluar gjuhën.

Në përgjithësi, ekzistojnë tre faza të zhvillimit të gjuhës, të cilat ndodhin në një model të njohur shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Kësaj rradhe do të diskutojmë rreth fazës së parë dhe të dytë të zhvillimit të gjuhës.

Kur lindin foshnjet, ato mund të dëgjojnë dhe dallojnë të gjithë tingujt.

Kjo edhe mund të arrihet dhe nxitet duke biseduar me foshnjen tuaj. Foshnjet mësojnë duke përjetuar (dhe dëgjuar) botën përreth tyre, kështu që sa më shumë gjuhë të ekspozohen, aq më mirë.

Ajo se çfarë duhet të dini është se gjuha zhvillohet në ritme të ndryshme te çdo fëmijë.

Lindja: Kur lindin foshnjet, ato tashmë mund t’i përgjigjen ritmit të gjuhës. Ata mund të njohin stresin, ritmin dhe ngritjen dhe rënien e zërit.

4 muajsh: Që në 4 muaj, bebet mund të dallojnë tingujt e gjuhës dhe zhurmat e tjera. Për shembull, ato e dinë ndryshimin mes një fjale të folur dhe një duartrokitjeje.

6 muajsh: Në muajin e 6’të, bebet fillojnë të gërhasin dhe gugasin dhe kjo është shenja e parë që fëmija po mëson një gjuhë.

8 muaj: Bebet tani mund të njohin grupe tingujsh dhe mund të dallojnë kufijtë e fjalëve. Megjithëse ato i njohin këto grupe tingujsh si fjalë, ato ende po mësojnë se çfarë kuptimi kanë këto fjalë. Bebet e kësaj moshe kanë më shumë gjasa të kuptojnë fjalët që lidhen me përvojat e tyre të përditshme, veçanërisht ushqimin dhe pjesët e trupit.

12 muaj: Në këtë pikë, fëmijët janë në gjendje t’u japin kuptim fjalëve. Pasi ta bëjnë këtë, ata mund të fillojnë të ndërtojnë një fjalor. Ato gjithashtu fillojnë të imitojnë fjalë të reja që dëgjojnë.

18 muaj: Në këtë fazë të zhvillimit të gjuhës, fëmijët janë në gjendje të dallojnë emrat dhe foljet. Në përgjithësi, fjalët e para në fjalorin e një fëmije janë emrat. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNdërron jetë prof. Ilir Begolli
Artikulli i rradhës Kujdesi për veten pas periudhës së lindjes, shkruan Lira Gjika

Ju sugjerojmë

Personat që flenë vonë mund të kenë më shumë ankth dhe ndjenja vetmie

08/06/2026 Jetë

Gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë mbështetje për shëndetin mendor nga inteligjenca artificiale

04/06/2026 Jetë

Studimet zbulojnë lidhjen e fortë mes artritit reumatoid dhe depresionit

04/06/2026 Jetë

Personat që rrinë zgjuar natën më të prirur ndaj ankthit dhe vetmisë

04/06/2026 Psikologji

Joga si terapi mbështetëse për të mbijetuarat nga kanceri

28/05/2026 Jetë

Mbi 1.2 miliardë njerëz preken nga problemet e shëndetit mendor të lidhura me ankthin dhe depresionin

26/05/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.