Djali i çiftit Valentinë dhe Arben Ahmetit, Zog Ahmeti, ka festuar ditëlindjen e dytë në oborrin mbretëror.
Kjo pasi Princ Leka II është bërë kumbar i djalit të çiftit Ahmeti, të dy këta të fundit gazetarë.
Gazetari Ahmeti nëpërmjet rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se është pritur nga Princi Leka II: Në ditëlindjen e dytë të tij Zog Ahmeti takoi Naltesine Princin Leka II. Të nderuar në pafundësi nga pritja ne Oborrin Mbretëror Shqiptar dhe festa që bënë për ditëlindjen e Zogut. Djali do ta mbajë çdoherë me dashni flamurin e dhuruar nga familja mbretërore”, ka shkruar Ahmeti.
“Uroje që kjo kumbari simbolike te shërbeje për më shumë dashni ndaj Shqipërisë dhe shumë më shumë bashkim mes shqiptareve”, ka shtuar më tej ai.