Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kundërshtohet shkarkimi i drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë

Lajme 12/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka disa ditë që SHSKUK-ja ka shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraçin, i cili ishte drejtor i këtij spitali që nga viti 2015.

Në vendimin e nënshkruar nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, thuhet se Saraçi shkarkohet për shkak se ai nuk ka arritur të realizojë objektivat në përputhje me reformat në sistemin shëndetësor, raporton KTV.

Më tutje, në këtë vendim thuhet se pavarësisht mbështetjes që i është dhënë këtij spitali nga SHSKUK-ja, performanca pozitive nuk është arritur.

Por, drejtori tashmë i shkarkuar thotë se ai vazhdon të mos i dijë saktë arsyet e këtij shkarkimi derisa thotë se nuk ka asnjë aferë korruptive apo keqpërdorim gjatë mandatit të tij.

Saraçi më tutje thotë se vetëm disa ditë para se të shkarkohej zyrtarisht, kishte pranuar një telefonatë nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, i cili i kishte kërkuar atij që të dorëhiqej.

Por, SHSKUK-ja nëpërmejt një përgjigjeje me shkrim ka thënë se ajo ka marrë vendim që ta shkarkojë Saraçin për shkak të ankesave të vazhdueshme.

Mirëpo, ky institucion nuk ka dhënë sqarime se për çfarë ankesa bëhet fjalë dhe si ishte bërë vlerësimi i performancës së Saraçit në këtë rast.

ju konfirmon se mandati i drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë, ka skaduar dhe ai ka qenë vetëm ushtrues detyre i drejtorit të spitalit. Konkursi për zgjedhjen e drejtorit të këtij spitali, kishte dështuar. Ndërkohë, për shkak të ankesave të vazhdueshme, SHSKUK-ja i ka shkëputur kontratën u.d të drejtorit. Deri në publikim të konkursit publik, është caktuar një ushtrues detyre i drejtorit të spitalit, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të spitalit dhe mbarëvajtjes së punës”, thuhet në përgjigjen nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

E derisa spitali i Vushtrrisë ka dy vjet që po funksionin me ushtrues detyre, edhe kësaj radhe drejtori i SHSKUK-së ka marrë vendim që në vend të Saraçit si ushtrues detyre të emërojë njërin nga kirurgët e këtij spitali, Mursel Pllanën.

KTV-ja ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Pllana, por ai nuk ka pranuar të flasë para kamerës.

Një vit më parë në këtë spital kishte dështuar konkursi për zgjedhjen e drejtorit të ri.

Anulimi i konkursit erdhi pas disa reagimeve dhe raportimeve se persona të afërt me PDK-në, po synonin të merrnin drejtimin e spitalit.

Njëri nga pretendentët ishte edhe ish-drejtori komunal nga radhët e PDK-së, Sami Istrefi, i cili një mandat e udhëhoqi drejtorinë e shërbimeve publike, e një mandat tjetër atë të urbanizmit në Vushtrri./Koha.net/

Artikulli paraprakÇfarë është normale të ndodhë dhe çfarë jo pasi të lindni
Artikulli i rradhës Zbulohet ilaçi që shëron plasaritjet e lëkurës gjatë shtatzanisë

Ju sugjerojmë

Vetëvendosja siguron 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës

13/06/2026 Lajme

Qendrat e Mjekësive Familjare me psikolog e logoped, nisin procedurat për rekrutim

13/06/2026 Lajme

Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind

13/06/2026 Lajme

Prof. Dr. Venera Berisha Muharremi prezanton inovacionin kosovar në ENDO 2026 në SHBA

13/06/2026 Lajme

SHBA: Dezinformatat për fruthin po shtyjnë prindërit të japin doza të rrezikshme të vitaminës A

12/06/2026 Lajme

Numërohen mbi 90 për qind të votave, kandidatët më të votuar në partitë kryesore

12/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.