Prej dy ditësh Tuna dhe Patris Berisha janë vënë edhe një herë mu në qendër të vëmendjes. I gjithë fokusi i medias rozë është tek ata dhe marrëdhënia e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Tuna është zhvendosur në Shkup, ndërkaq Patrisi nuk i ka stopuar aktivitetet e tij të zakonshme.
Dihet karakteri i Tunes, shpesh shpërthyes dhe ekspresiv. Ajo është dominante në skenë, e me gjasë edhe në jetën në çift.
Tuna ka lënë pas krahëve një martesë të dështuar dhe po ashtu disa lidhje që nuk shkuan mirë.