Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur dhe si t’i flasim fëmijës për seksin?

Jetë 30/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpesh e shohim seksualitetin si diçka për të cilën duhet të na vijë turp, sikur duhet ta mbajmë të fshehur, në një qoshe të fshehtë dhe nuk duhet të flasim për atë me askënd. Seksualiteti në vendin tonë është një subjekt tabu, sidomos në familje.

Fëmijët nuk e dinë se çfarë është seksualiteti, por ata e zbulojnë atë gjatë viteve, rreth 12-13 vjeç, kur përballen me adoleshencën.

Sipas ekspertëve, megjithatë, është e gabuar të mos flasim me fëmijët rreth seksit, të mos shpjegojmë haptazi atë që është dhe të mbajmë gjëra sekrete që janë të natyrshme. Mësimi se si të sillemi me fëmijët tanë na vjen nga vendet skandinave, dhe në veçanti nga Danimarka.

Seksualiteti, si t’ja shpjegoni fëmijëve me metodën daneze

Sipas ekspertëve, metoda e përdorur në Danimarkë për të folur me fëmijët rreth seksualitetit është një model i rëndësishëm që duhet ndjekur për të pasur një jetë të kënaqshme dhe të qetë. Para së gjithash, ky model nuk e sheh seksualitetin si tabu por si një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, për të cilën mund të flasim, madje edhe me fëmijët. Prandaj, ka nevojë për një dialog dhe debat shumë të hapur mbi këto çështje, që nga fëmijëria. Mund të filloni të bisedoni me fëmijët tuaj rreth seksualitetit që nga mosha 4 vjeçare. Danimarka është një nga vendet më të lumtura në botë, kështu që këshilla e tyre me siguri nuk do të dëmtojë askënd! Psikologia Jessica Alexander shpjegoi se si duhet bërë kjo bisedë, duke dhënë në mënyrë të veçantë 5 këshilla për prindërit që duan një marrëdhënie paqësore dhe të hapur me fëmijët e tyre.

“Mos kini frikë”

Tema e seksualitetit nuk është e thjeshtë, veçanërisht nëse ju duhet ta trajtoni atë me një fëmijë. Sipas ekspertes, nuk duhet të keni ankth ose frikë, por ta trajtoni këtë temë me qetësi. Ne duhet të flasim me fëmijët tanë sa i përket seksualitetit sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe ta bëjmë me kurajë dhe delikatesë, pa u zënë ngushtë.

“Mundohuni të bisedoni me fëmijët tuaj”

Fëmijët duhet të kuptojnë se prindërit do të jenë gjithmonë aty kur është e nevojshme, madje edhe për çështje të tilla. Ballafaqimi është gjithnjë pozitiv dhe ndihmon për t’u pjekur dhe për t’u rritur. Për këtë arsye është e rëndësishme që fëmijët, që nga fëmijëria, të dinë se mund të mbështeten te prindërit e tyre për të folur për çështje të tilla të vështira. Do të jetë e nevojshme të jeni simpatikë dhe të ndershëm me ta, pa u zënë ngushtë.

“Mësojini atyre lumturinë e trupit”

Është e rëndësishme që të kujdeseni për trupin tuaj, të mësoni ta njihni dhe ta dini se si funksionon. Mirëqenia jonë emocionale dhe mendore gjithashtu varet shumë nga trupi dhe për këtë arsye është e rëndësishme të dimë se si t’i kuptojmë nevojat tona.

“Bisedoni me ta për teknologjinë (sa më shpejt që të jetë e mundur)”

Në adoleshencën e hershme, fëmijët fillojnë të përdorin me vetëdije kompjuterat dhe smartfonët. Duke përdorur teknologjinë, ata mund të jenë përpara imazheve apo videove që mund t’i trondisin. Sipas psikologes, ne duhet t’u shpjegojmë atyre se imazhet nuk korrespondojnë me realitetin, por se ato janë manipuluar. Ata nuk do të duhet të kenë një pikëpamje të gabuar të seksit.

“Kërkoni mbështetjen e prindërve të tjerë”

Ne duhet të kërkojmë bashkëpunim jo vetëm me fëmijët tanë, por edhe me prindërit e miqve të tyre, të cilët me siguri do të kalojnë nëpër situata të ngjashme në familje.

Artikulli paraprakKur prindërit favorizojnë njërin fëmijë prej tjetrit, efektet negative
Artikulli i rradhës Dashuri e përjetshme apo sa të zgjasë? Kjo varet edhe nga ju!

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.