Tema e favorizimit të fëmijëve nga prindërit ka qenë në trend kohët e fundit, me një numër të madh të mendimeve që po qarkullojnë gjatë muajve të fundit.
Ndërsa shumë prindër shpesh janë të shpejtë për të reaguar se nuk bëjnë diferencime të fëmijëve të tyre – anën tjetër fëmijët janë bërë të zhurmshëm duke pohuar të kundërtë, transmeton GazetaShneta.
Në të vërtetë, tematika e këtyre favorizimeve, qoftë reale apo vetëm një hipotezë e destinuar të mos vërtetohet plotësisht, është një problematikë në një shqetësim në rritje, përcjellë “HealthyLine”.
Hulumtimet kanë zbuluar se fëmijët që kanë treguar se ishin më pak të preferuar, kishin më shumë gjasa të merren me drogë, alkool e cigare në vitet e tyre adoleshente.
Dhe tensioni midis vëllezërve të motrave duket se rritet kur një fëmijë i favorizuar është në familje.
Prindërit gjithashtu mund të habiten kur mësojnë se perceptimi duket se mban një peshë më të madhe se realiteti në këtë rast.
Me fjalë të tjera, nuk ka rëndësi kaq nëse mami apo babai në fakt kanë një të preferuar. E gjitha kjo me të vërtetë është nëse një fëmijë mendon se ata bëjnë këtë.
Efektet negative
Problemi është se kur një fëmijë fillon të mendojë së është më pak i preferuari ndër të tjerët në familje atëherë kjo ndikon automatikisht në vetëvlerësimin e tij, thotë Dr. Shelly Vaziri Flais, pediatre dhe nëna e katër fëmijëve.
“Diçka që duhet të jemi shumë të vetëdijshëm si prindër është të mos krahasojmë vëllezërit e motrat. Si një nënë e binjakeve, është diçka që duhet të jem më e kujdesshme. Ne përpiqemi vërtet shumë për të shmangur etiketimet si ‘i zgjuari’ ose ‘atleti’”, ka thënë ajo.
Për të shmangur një bindje të tillë të fëmijut ju duhet t’ia vërtetoni se i shikoni të gjithë fëmijët njësoj; nuk mjafton vetëm t’u thoni “unë nuk kam asnjë të preferuar” dhe më pas ta injoroni fare atë temë.
Filsni me të gjithë fëmijët me detaje të specifikuara për ëndërrat dhe qëllimet e tyre të së ardhmes. Siguroni ata që do e kenë përkrahjen familjare deri në fund!/GazetaShneta/