Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur duhet të filloni me qumësht të lopës për foshnjën tuaj

Jetë 25/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pse ekspertët rekomandojnë të prisni prezantimin e qumështit të lopës deri sa foshnja juaj të jetë 12 muajshe? Ka disa arsye për të vonuar futjen e qumështit të lopës deri sa fëmija juaj të arrijë ditëlindjen e tij të parë. Bebet nuk mund ta tretin qumështin e lopës aq plotësisht apo aq lehtë sa qumështin e gjirit ose formulën.

Qumështi i lopës përmban përqendrime të larta të proteinave dhe mineraleve, të cilat mund të godasin mbi veshkat e pamaturuara plotësisht të fëmijës suaj.

Përveç kësaj, qumështi i lopës nuk ka sasinë e duhur të hekurit, të vitaminës C, dhe vlerave ushqyese të tjera për një foshnje. Kjo, gjithashtu mund të shkaktojë mungesë hekuri – anemi në disa foshnje, pasi proteina e qumështit të lopës mund të irritojë muret e sistemit të tretjes, duke çuar deri në fece me gjak.

Së fundi, qumështi i lopës nuk përmban llojin më të shëndetshëm të yndyrës që i duhet një foshnjeje për rritjen e saj/tij. Kur fëmija juaj të jetë gati për ta tretur atë, sido qoftë, qumështi do të bëhet një pjesë e rëndësishme e dietës së tij.

Ai është një burim i pasur me kalcium, i cili ndërton dhëmbë dhe kocka të forta; ndihmon në rregullimin e koagulimit të gjakut dhe në kontrollin e muskujve, shkruan bota e bebeve.

Dhe kjo është një nga burimet e pakta të vitaminës D, e cila ndihmon trupin të përthithë kalcium dhe është, gjithashtu vendimtare për rritjen e kockave. Pothuajse të gjithë qumështet në SHBA janë të fortifikuar me vitaminë D.

Qumështi gjithashtu ofron proteina për rritjen, si dhe karbohidratet, të cilat do t’i japin fëmijës tuaj energjinë që i nevojitet për të shëtitur gjatë gjithë ditës.

Por mos harroni, koha më e mirë kur ju mund t’i filloni qumështin e lopës fëmijës tuaj është pas moshës 12 muajsh. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFrika zgjat procesin e lindjes, relaksohuni për një lindje të shpejtë
Artikulli i rradhës Bebja shkrihet nga prekjet e nënës, madje do shkriheni edhe ju duke e parë atë (Video)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.