Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur është koha më e përshtatshme gjatë ditës për pastrimin e bebes

Jetë 25/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në përgjithësi është mirë kurdo që e pastroni beben tuaj gjatë ditës. Çfarëdo kohe që është e përshtatshme për ju. Por, janë disa gjëra që duhet pasur parasysh kur doni të pastroni beben tuaj e ato janë:

– Jo në kohën kur është koha e gjumit për të

– Nuk duhet ta pastroni kur është e uritur

– Bebja juaj nuk duhet të ketë ftohtë gjatë pastrimit.

Tradicionalisht, dihet që koha më e mire është para agimit ose dikur në mëngjes. Kjo për shkak se bebja juaj mund të ngrohet në ndërkohë që moti është më i ngrohtë gjatë ditës.

Me siguri kjo është bërë në bazë të logjikës që bebja juaj nuk mund ta kontrollojë temperaturën e saj mire dhe mund të ftohet shumë shpejt. Kështuqë, nëse ajo ka ftohtë nuk do të kënaqet shumë me dushin e saj. Prandaj, është e rëndësishme që të pastrohet ditën kur është më ngrohtë pasiqë e ndihmon atë të ndihet rehat gjatë dhe pas larjes, transmeton Gazeta Shneta.

Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.

Nëse kjo kohë I përshtatet orarit tuaj atëherë nuk ka problem. Nuk do të ketë ndonjë problem të madh nëse e pastroni gjatë natës siç mendohet shpesh, pasi këtë e lidhin më shumë me atë që gjatë natës ajo mund të ftohet më lehtë.

Përdorni ujë të ngrohtë. Temperatura ideale e ujit për beben tuaj duhet të jetë rreth 38 gradë Celsius. Nëse nuk keni termometër atëherë mund ta testoni me majën e brrylit tuaj, pra uji duhet të jetë i ngrohtë e jo i nxehtë.

Një gjë tjetër që duhet ta keni parasyshë është që ta thani mire beben pas larjes dhe ta veshni varësisht prej motit që mbizotëron te ju. Shumë gra I ushqejnë bebet e tyre menjëherë pas larjes e që është një gjë e mire, sepse gjatë kohës kur ajo pi qumësht të ngrohtë nga ju dhe ka atë kontaktin me juve, kjo mund ta ndihmojë që shumë shpejt të bie në gjumë.

Nëse keni përvoja të mëhershme me fëmijë, nuk do ta keni të vështirë të gjeni kohën e përshtatshme për larje të bebit tuaj. Është mire që t’i krijoni një rutinë bebes tuaj, pra të bëni gjërat e njejta në kohën e njejtë çdo ditë. Bebeve ju pëlqen të përsërisin gjërat dhe nëse ato e mësojnë këtë rutinë, do ta kuptojnë se çfarë vjen pas një aktiviteti të caktuar dhe e kërkojnë atë. Kjo ju ndihmon edhe juve si nënë që në mënyrë të lehtë të kryeni pastrimin e saj apo ta vëni në gjumë.

Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.

Si pjesë e rutinës së saj ditore, ju mund ta pastroni atë në të njejtën kohë çdo ditë. Disa bebeve u pëlqen të qëndrojnë në ujë që nga lindja, disa të tjera kanë nevojë të mësohen me atë ndjenjë. Duhet t’a përcjellni sjelljen e bebes tuaj dhe nëse asaj nuk i pëlqejn dushet, provoni t’I bëni sa më të shkurta ato.

Sapo të keni krijuar këtë rutinë, mund ta adaptoni edhe në fazat tjera të jetës së bebes tuaj, kur ajo fillon të rritet dhe të ndryshojë. Për shembull, nëse bebi juaj fillon të hajë ushqime të lëngshme dhe të prek me duar përreth, mbase do ta keni më të lehtë ta pastroni gjatë natës, në mënyrë që të mos bëhet pis përsëri.

Pra, si përfundim, pastrimi i bebes tuaj mund ta relaksojë atë shumë dhe ta qetsojë. Pra, nëse e bëni larjen pjesë të rutinës së saj para gjumit, mund të jetë metodë e mire për të dyja që ta përfundoni një ditë të ngarkuar dhe ta bëj beben tuaj gati për një gjumë të gjatë natën. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPatologu kosovar përfshihet në debatin për Fjolla Morinën, jep deklaratë skandaloze
Artikulli i rradhës Si duhet të kujdesem për zonën vaginale të vajzës sime

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.