Foshnja ka vetëdije dhe ndjeshmëri të lartë ndaj edhe ndërkohë që ju e shihni dhe zbuloni çfarë mundeni për të, edhe ajo përpiqet të testojë botën rreth vetes, përshirë pjesët që e tërheqin më shumë rreth prindërve.
Mes tjerash, foshnjat e sapolindura mund të shohin fare mirë dhe me fokus të qartë objektet që i kanë rreth 25 cm larg vetës, ndërsa do të kenë një pamje më të mjegulltë të gjërave më të largëta, shkruan Practical Parenting përcjell Gazeta Shneta.
Brenda 36 orësh nga lindja, foshnja mund të shquajë formën dhe konturin e fytyrës suaj dhe do të parapëlqejë më shumë të shohë fytyrën tuaj sesa atë të personave të tjerë.
Foshnjat shohin ngjyra e forma dhe preferojnë vijat e lakuara kundrejt atyre të drejta, si dhe objektet tredimensionale kundrejt figurave të sheshta.
Në javët e para ato shpesh tërhiqen më shumë nga modelet bardhë e zi se sa nga ato me ngjyra.
Varni një lodër rrotulluese mbi krevatin e foshnjës suaj, në një largësi që ajo të mos e arrijë dot me dorë, por brenda rrezes së vështrimit të saj!
Foshnjës do t’i pëlqejë shumë të shoh lart në drejtim të lodrës. /Gazeta Shneta/