Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Metoda për të lehtësuar gazrat e foshnjës, ja çfarë duhet të dini

Jetë 12/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur themi që një foshnje ka gazra, ajo që duam të themi në të vërtetë është se ajo ka gëlltitur pak ajër që tani ka ngecur si një flluskë e vogël në stomakun apo sistemin e saj të tretjes, duke i shkaktuar dhimbje.

Kjo nuk është një lloj me dhimbjen e barut dhe trajtimi i këtij problem zakonsisht është diçka më e thjeshtë, shkruan Practical Parenting përcjell Gazeta Shneta.

Megjithatë ka disa foshnja tek të cilat gazrat shkaktojnë shumë më tepër probleme se sa tek foshnjat e tjera.

Çfarë mund të bëni për gazrat e foshnjës?

Ideja është që foshnja t’i ngrejë gazrat lart dhe të gromësijë. Këtë mund ta bëni duke e ulur në prehër, t’i vini pëllëmbën e dorës tek stomaku, kokën t’ia mbani midis gishtit të madh dhe gishtit tregues të shtrirë, ndërsa gishtat e tjerë janë nën krahun e foshnjës.

Presioni i lehtë i dorës suaj mbi stomakun ndihmon që gazrat të shkëputen dhe të dalin, po ashtu, ndërkohë mund edhe t’i shtypni ose fërkoni ngadalë shpinën me dorë për ta lehtësuar gromësitjen.

Një mënyrë tjetër është që ta vini foshnjën përmbys mbi supin tuaj dhe t’i fërkoni shpinën ndërkohë që stomaku i shtypet mbi sup, ose ta mbani përmbys mbi krah ose në prehër – këtë mund ta bëni pak më vonë, kur të jeni më e sigurtë dhe më me besim në mbajtjen e foshnjës.

Nëse mendoni që foshnja juaj ka shumë gazra dhe ushqehet me gji, ka mundësi që ajo merr ajër kur ushqehet ngaqë nuk kapet mirë pas gjirit.

E vetmja gjë që nevojitet për ta ndrequr situatën është ndoshta ndryshimi i pozicionit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKur është koha më e mirë për të stimuluar foshnjën tuaj me figura dhe imazhe
Artikulli i rradhës Dorëzohet rezonanca magnetike në Spitalin e Pejës rreth katër muaj pas nënshkrimit të kontratës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.