Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kur është mosha ideale, ta ndaloni dhënien e shishes së qumështit para gjumit, te bebja juaj

Jetë 05/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas rekomandimeve të fundit, thuhet se ju mund të filloni ta largoni shishen e natës, të cilën e keni praktikuar te fëmija juaj para gjumit, zakonisht midis moshës 6 dhe 9 muajsh.

Mes tjerash, fëmijët janë të aftë në vetërregullimin e ushqyerjes së tyre, kështu që ju mund të kuptoni se kur janë ata gati të heqin shishen e natës, duke e kthyer kokën larg ose duke mos e mbaruar vazhdimisht, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Nëse bebja juaj, ka lindur parakohe megjithatë, ose ka konsiderata të tjera shëndetësore, si problemet e tretjes ose dështimi për t’u zhvilluar, sigurohuni që të diskutoni orarin e tyre të të ushqyerit me mjekun tuaj, përpara se të bëni ndonjë ndryshim.

Zgjatja e këtij zakoni mund të ndikojë në aftësinë e fëmijës tuaj për të mësuar të flejë vetë. Sa më gjatë të ofroni shishen para gjumit, aq më shumë do të lidhet fëmija me të dhe nuk do të jetë në gjendje të flejë pa të.

Dhe sapo vogëlushi juaj të ketë dhëmbë, shishet e qumështit mund të çojnë në prishjen e dhëmbëve.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Qumështi, ka aftësi të grumbullohet në gojën e bebeve që flenë, duke krijuar kohë të mjaftueshme që sheqernat natyrale në qumësht të sulmojnë dhëmbët e fëmijës tuaj.

Synoni të hiqni plotësisht nga jeta e fëmijës tuaj – shishen e qumështit, para gjumit deri në moshën rreth 12 muajsh.

Ndër të tjera, e dimë që kjo mund të jetë një zakon i vështirë për t’u shkëputur, por qëndroni të qetë duke ditur që fëmija juaj nuk ka nevojë për kaloritë në qumësht.

Në moshën një- vjeçare, fëmija ka të ngjarë të plotësojë të gjitha nevojat e tij ushqimore me vakte dhe ushqime të lehta gjatë ditës. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi të shëroheni nga një prerje cezariane – pas lindjes së foshnjës tuaj, ndiqni këta hapa
Artikulli i rradhës Përfitimet e kontaktit ‘lëkurë më lëkurë’ me të porsalindurin tuaj, çfarë dimë deri më tani

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.