Sipas rekomandimeve të fundit, thuhet se është më mirë të kërkoni që fëmija juaj të vendoset drejtpërdrejt në gjoks menjëherë pas lindjes, me një batanije të ngrohtë përgjatë shpinës.
Kontakti ‘lëkurë me lëkurë’ ofron disa përfitime për të sapolindurit dhe nënat e tyre, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.
Duke filluar nga ngrohtësia.
Të porsalindurit nuk mund ta rregullojnë mirë temperaturën e trupit. Nxehtësia e trupit tuaj e mban fëmijën të ngrohtë dhe komod.
Rehatia.
Studiuesit kanë zbuluar se të porsalindurit që kishin më shumë kontakt lëkurë me lëkurë qanin më pak.
Ushqyerja më e lehtë me gji.
Të porsalindurit që u vendosen në gjoksin e nënës së tyre menjëherë pas lindjes, shpesh fillojnë të “zvarriten” ose të shtyjnë veten drejt gjirit për të filluar gjidhënien. Disa studime kanë treguar se foshnjat që kanë më shumë kontakt lëkurë me lëkurë kapin më lehtë dhe ushqehen me gji për më gjatë.
Rrahje të qëndrueshme të zemrës dhe shënues të tjerë shëndetësorë.
Studiuesit kanë zbuluar se foshnjat e porsalindura që kishin më shumë kontakt lëkurë me lëkurë kishin rrahje zemre më të qëndrueshme, presion të gjakut dhe nivele të glukozës të rregulluara në gjak sesa foshnjat që kishin më pak kontakte të tilla.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Mbrojtje kundër infeksionit.
Nëse kontakti lëkurë më lëkurë me të porsalindurin tuaj ndodh para se foshnja të pastrohet, ka prova se ai do të jetë më pak i prirur ndaj infeksionit, sepse ai ka më shumë kohë në kontakt me bakteret e dobishme që i transmetoni gjatë një lindjeje vaginale.
Kontakti lëkurë me lëkurë ofron përfitime shtesë shëndetësore për foshnjat e lindura para kohe, duke përfshirë:
– Përmirësimi i zhvillimit neurologjik;
– Rritje më e mirë dhe më e shpejtë;
– Një qëndrim më i shkurtër në njësinë e kujdesit intensiv.
Ekzistojnë gjithashtu përfitime të qarta të kontaktit ‘lëkurës në lëkurë’ për ju:
Kur ndodh menjëherë pas lindjes, kontakti lëkurë me lëkurë bën që truri juaj të lëshojë një hormon të quajtur beta-endorfinë që funksionon si një analgjezik i butë, duke ju ndihmuar të ndiheni më të qetë dhe më të relaksuar.
Gjithashtu bën që truri juaj të lëshojë më shumë oksitocinë, një hormon që nxit lidhjen dhe ushqyerjen me gji. /Gazeta Shneta/


