Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurti dhe Osmani takohen sot, ky mjek përflitet që mund të bëhet ministër i shëndetësisë

Lajme 10/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kandidatja për kryeministre nga LDK Vjosa Osmani, pritet të takohen sot për të filluar bisedimet për koalicionin qeverisës.

Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurti, ka deklaruar qysh ditën e parë se dëshiron ta bëj Qeverinë me Vjosa Osmanin dhe LDK-në. Gjatë fushatës zgjedhore ai pati thënë se nuk do të negocioj tri ministri, atë të drejtësisë, financave dhe punëve të brendshme, shkruan Gazeta Shneta.

Kurti do të takohet sot me Osmanin për të nisur bisedimet për koalicionin qeverisës, por ende nuk dihen kushtet e LDK-së.

Një burim i Gazetës brenda partisë së Isa Mustafës ka deklaruar se LDK është e interesuar që ta marr ministrinë e shëndetësisë dhe nëse ndodh një gjë e tillë atëherë do të mësohet edhe emri i ministrit.

“LDK është e interesuar për ministrinë e shëndetësisë dhe nëse pranon VV-ja atëherë ministër pritet të jetë Dr. Izet Sadiku. Edhe pse nuk ka qenë kandidat për deputet, ai e ka përkrahjen e kryetarit Mustafa pasi ka udhëhequr edhe grupin e ekspertëve të shëndetësisë”, ka deklaruar ky burim.

Sadiku ka qenë zëvendësministër i shëndetësisë gjatë mandatit të Imet Rrahmanit në Qeverinë e Isa Mustafës. Aktualisht ai është specialist në Klinikën e Infektivës në QKUK.

Sipas të njëjtit burim, për këtë pozitë është përmendur edhe emri i Dr. Ekrem Hysenit për shkak të ndikimit nga dega e Podujevës dhe nënkryetari Agim Veliu, ndërkaq ish-ministri Dr. Imet Rrahmani nuk është në listë për shkak të pakënaqësisë së kryetarit Mustafa me performancën e tij.

Kujtojmë se në listën e LDK-së ka pas mjek kandidatë për deputetë sikurse janë neurokirurgu Dr. Haxhi Avdyli, ish-drejtori i Onkologjisë Dr. Ekrem Hyseni, Dr. Hatim Baxhaku, etj. Mediat kanë raportuar se Hyseni ka fituar rreth 8 mijë vota, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar pasi nuk janë publikuar ende rezultatet e kandidatëve nga KQZ. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHoroskopi, 10 tetor 2019
Artikulli i rradhës Bajraktari tallet keq me ish-ministrin Ismaili pasi i humbi zgjedhjet, e quan ‘kuller’

Ju sugjerojmë

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.