Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para se të vinte në këtë pozitë kishte premtuar ndihmë financiare për fëmijët nga lindja deri në moshën e rritur.
Në kategorinë e politikave sociale të dokumentit mbi zotimet e qeverisë Kurti, është e paraparë që fëmijëve që lindin në Kosovë t’iu ndahen para nga buxheti i shtetit.
“Fëmijëve për 24 muajt e parë ju paguhen 20 euro në muaj, pastaj deri në moshën 16 vjeçare ju paguhen nga 10 euro në muaj”, thuhet në këtë dokument. /Gazeta Shneta/