Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kurtishi: Klinika e Onkologjisë po vazhdon punën në kapacitete të plota, 450 pacientë trajtohen çdo ditë

Lajme 08/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ilir Kurtishi, Drejtori i Klinikës se Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton për sfidat dhe arritjet e klinikës në këtë periudhë të veçantë. Klinika është e angazhuar në punën e saj me kapacitete të plota në shërbimet e kemioterapisë dhe radioterapisë, pavarësisht procesit të renovimit të katit të parë të klinikës që është në fazën e përfundimit, bënë të ditur Kurtishi për Gazetën Shneta.

Ilir Kurtishi tha se pavarësisht renovimit, puna në katin e perditshëm vazhdon normalisht, duke i përdorur hapësirat e disa departamenteve tjera të klinikës për pacientët e hospitalizuar.

“Gjatë kësaj kohe puna në katin përdhesë ka vazhdu normalishtë, ndërsa pacientet e hospitalizuar janë vendos në hapësirat e me hershme të klinikës se Fiziatrisë.”, bënë të ditur Kurtishi

Ditëve të fundit, mbi 300 pacientë pranohen në sherbimin e Kemioterapisë dhe rreth 140-150 pacientë trajtohen në sherbimin e Radioterapise, duke e bërë një total prej mbi 450 pacientëve të trajtuar çdo ditë.

Klinika e Onkologjisë shënon një përformance të jashtëzakonshme, duke kryer mbi 120,000 shërbime në kemioterapi dhe mbi 70,000 shërbime në radioterapi vetëm gjatë vitit 2023. Kurtishi shton se pacientët që kanë nevojë për terapi të veçantë onkologjike, i marrin ato në mënyrë të rregullt dhe profesionale, ndërsa atyre që përdorin terapi citostatike intravenoze u ofrohen shtreter-karriga onkologjike.

“Në lidhje me renovimin e klinikës, pritet që ky proces të përfundojë në muajt Prill-Maj të këtij viti, duke dyfishuar kapacitetet dhe siguruar hapësira dhe kushte më të mira për trajtimin e pacientëve.” tha ai.

Kurtishi gjithashtu shtjellon se, përveç barnave citostatike të cilat nuk kanë autorizim marketingu, mbi 92% e barnave tjera citostatike dhe imunoterapi janë aktualisht në dispozicion në klinikë./GazetaShneta/

Artikulli paraprakNë Kosovë po qarkullojnë disa lloje të virusve, ka edhe Covid
Artikulli i rradhës Situata alarmante në Europë! “Kokteji” i viruseve mbush spitalet, mjeku italian: Gripi më i keq i 20 viteve të fundit

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.