Gjatë fillimeve të këtij viti, institucionet shëndetësore raportuan një rritje të ndjeshme të pacientëve si pasojë e gripozave të sezonit dimëror.
Infektologu Ilir Tolaj, duke folur për RTK, shprehu mendimin se tani është e zakonshme të shihet shumëllojshmëria e viruseve. Ai shtoi se ka disa lloje të virusit, duke përfshirë edhe Covid-19.
Infektologu Tolaj rekomandon që të minimizohet përdorimi i antibiotikëve.
“Ajo që duhet të kuptojmë është se antibiotikët nuk janë zgjidhja, por duhet të qëndrojmë në shtëpi, të respektojmë regjimin e qetësisë dhe të kryejmë pushimin e duhur”, theksoi ai./GazetaShneta/




