Hulumtimet e mëparshme sugjeronin se njerëzit që rriten me mace janë të prirë të kenë probleme me shëndetin mendor për shkak të parazitit ‘toxoplasma gondii’.
Poashtu, shkencëtarët deklaronin se njerëzit që kafshohen nga macet, duhet të bënin ekzaminim sa më parë për depresionin, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Por, edhe pse macet vërtet e mbajnë këtë parazit, ekspertët në Universitetin e Londrës kanë gjetur se nuk ka të bëj fare me çrregullime të shëndetit mendor.
Megjithatë, ata deklaruan se rrezik mund të paraqitet për foshnjat që s’kanë lindur akoma andaj nënat shtatzëna nuk duhet të ekspozohen ndaj këtij paraziti.
Autorja e hulumtimit Dr. Francesca Solmi, tha se mesazhi është i qartë për dashamirët e maceve.
“Nuk ka dëshmi se macet paraqesin rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve. Në studimin tonë analizat fillestare sugjeruan se ka një lidhje të vogël në mes mbajtjes së një mace dhe simptomave psikotike në moshën 13 vjeçare, por kjo doli të jetë për shkak të faktorëve tjerë”, ka deklaruar Solmi. /Gazeta Sheta/