Vajza e artë e Kosovës dhe promotorja më e madhe e shtetit, Majlinda Kelmendi, sot u nderua me një tjetër çmim.
Komiteti Olimpik i Kosovës, Majlindës ia dhuroi trofeun për sportistën më të mirë të vitit 2016, trofe i padiskutueshëm.
Por, përderisa jemi mësuar ta shohim vajzën nga Peja pranë trofeve e medaljeve, ajo sonte kishte diçka të veçantë: Grimi i jashtëzakonshëm, shkruan Gazeta Shneta.
E forta e arenave të xhudos, sot shkëlqeu me paraqitje në ceremoninë e organizuar nga KOK-u.
Fotografinë me Kelmendin në rrjetet sociale e postoi fotografi i mirënjohur, Blerim Uka. /Gazeta Shneta/