Për gratë që janë aktive seksualisht, vonesat e ciklit nuk janë thjeshtë vonesa sepse ato mund të paralajmërojnë edhe një shtatzëni të mundshme.
Por nëse keni dhimbje por testi ju ka dalë negativ atëherë ju do të kërkoni shkaqet e këtyre dhimbjeve diku tjetër, transmeton GazetaShneta.
Sipas mijëra studimeve të bëra është rezultuar përfundimisht se një cikël i rregullt menstrual ndodh cdo 28 ditë edhe pse ka përjashtime për disa raste, përcjellë “WhatToExpect”.
Ndonëse simptomat e menstruacioneve dhe ato të shtatzënisë janë pothuajse të ngjashme për shumë gra e vajza ato mund edhe të ngatërrohen.
Por një nga diferencuesit e këtyre simptomeve është pesha. Nëse jeni duke shtuar peshë në mënyrë të pakontrolluar duhet ta dini se jeni duke ndërhyrë edhe në ecurinë e ardhjes së vciklit në kohë të caktuara gjatë muajit.
Përpos peshës ekzsitojnë edhe fajtorë tjerë që mund të vonojnë periodat tuaja. Për nënat që kanë kryer lindjen një arsye mund të jetë gjidhënia. Kurse tek gratë tjera janë ndryshimet hormonale ato që ndikojnë në vonimin e gjakderdhjes ciklore.
Shkaktarët psikologjikë
Përpos shkaktarëve fizikë, cikli ndikohet fort edhe nga disa ndryshime psikologjie sic është stresi, depresioni, ankthi, hipertensioni etj. Kur truri është duke përceptuar ndjenjna negative dhe të uleta kjo ndikon automatikisht në crregullimin e tërë organizmit.
Një cikël I rregullt menstrual sinjalizon që gruaja është në ekulibër psiko-emocional. Nëse po përjetoni crregulllime menstruale sigurohuni të flisni me ndonje terapist apo psikolog për të parandaluar përkeqëmin e simptomave. /GazetaShneta/