Adoleshneca e hershme ose para-adoleshenca është një moshë delikatë për të rinjtë për shkak se është një kohë që fëmijët tashmë marrin pamjen e një të rrituri ndëra ende mendojnë gjërat sikur fëmijë.
Tek vajzat vërehet ndryshimet fizike dhe ato psikike duke i vënë ato përballë ndryshimeve të rëndësishme për jetën e tyre, transmeton GazetaShneta.
Një nga ndryshimet më rrënjsëore është edhe ardhja e ciklit menstrual që I parapërgatitë vajzat e reja në hyjnë në botën e pjekurisë, transmton “Mother.ly”.
Dhe si prindër, për këtë periudhë të ndjeshme të vajzave të tyre është po ashtu një sfidë në vetë për shkak se fillon të ndryshojë edhe forma e komunikimit.
Andaj është e rëndësishme të dihen disa gjëra bazike në mënyrë që të eliminohen keqkuptimet e tilla.
Jeni prindër dhe jo miq
Ndonëse prindërit duan të jenë sa më të afërt me fëmiëjt e tyre nganjëherë gabojnë duke u afruar me ta në mënyra të gabuara. Mbajeni rolin tuaj si prindër dhe mos tentoni të zbuloni gjithcka rreth tyre.
Mjaft i gjykuat
Prindërit nganjëherë harrojnë se edhe vetë kanë qenë adoleshentë. Mos filloni me kritika sapo vajza të bëjë dicka gabim. Kuptoni që në këtë moshë ato duan të eksperimentojnë po thuajse me cdo gjë andaj edhe vendosja e grimit “te tepërt” mos t’iu bezsdisë aq shumë. Do të vijë koha kur ato vënë kontroll në jetën e tyre.
Mos e gjykoni as veten
Mos u ndieni se jeni duke gabuar po thuajse me cdo gjë. Është një fazë normale në të gjitha familjet andaj edhe nëse dicka nuk po shkon sic keni pritur, bëni durim dhe zgjidhni gjërat me komunikim të hapur.
Respektoni privatësinë e tyre
Jeni prindër por duhet ta dini se njëlloj si ju, edhe vajza ka nevojë për momentet e saj private. Në kohët e teknologjisë kjo këshillë bëhet edhe më sfiduese sepse ju asnjëherë nuk e dini se në cfarë mënyre e përdorin ato rrjetin social. Sigurohuni të bisedoni me to në mënyrë sa më të hapur ashtu që të ndihen të lira të ju tregojnë vetë sekretet e tyre. /GazetaShneta/