Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kushtetuesja e shpall të papranueshme kërkesën e Përparim Ramës lidhur me Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave

Lajme 10/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me të cilën ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave.

Në atë kërkesë, Rama ka pretenduar se Rregullorja e kontestuar nuk është në përputhje me nenet 10 [Ekonomia], 119 [Parimet e Përgjithshme], 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenet 81 (Shqyrtimi i detyrueshëm i ligjshmërisë) dhe 82 (Procedura për shqyrtimin e ligjshmërisë) të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Më 13 shtator 2024, Kuvendi i Komunës së Prishtinë përmes vendimit shfuqizoi paragrafin 3 të nenit 16 të Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave dhe obligoi kryetarin e Komunës së Prishtinës dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës për zbatimin e vendimit në fjalë.

Kurse, më 27 shtator 2024, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) përmes vendimit vlerësoi se vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave ishte në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Më 5 dhjetor 2024, Kuvendi i Komunës në mbledhjen e jashtëzakonshme miratoi Rregulloren e kontestuar dhe shfuqizoi vendimin e 18 shtatorit 2024 lidhur me shfuqizimin e paragrafit 3 të nenit 16 të Rregullores. Një ditë më pas, ia dërgoi MAPL-së listën e akteve të miratuara.

Në vendim thuhet se më 13 dhjetor 2024, Sektori Ligjor i Komunës së Prishtinës iu drejtua MAPL-së përmes komunikimit elektronik, lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme të 5 dhjetorit 2024, duke e noftuar që konsideron se procesi i hartimit të aktit nënligjor të miratuar në seancën e 5 dhjetorit 2024 ishte bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore që rregullojnë procesin e hartimit dhe mbajtjes së konsultimit publik të akteve nënligjore të Komunës.

Kurse, MMPHI-ja kishte vlerësuar se Rregullorja e kontestuar është në përputhshmëri me Ligjin.

Rama ka pretenduar se inicimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së kontestuar nuk është bërë nga organet e autorizuara sipas Udhëzimit Administrativ për Administratë të hapur në Komunë. Po ashtu, pretendoi se miratimi i Rregullores së kontestuar ka rezultuar në shkelje të UA.

Sipas Kushtetueses, në kontekst të paragrafit 4 të nenit 113 të Kushtetutës, Rregullorja e kontestuar nuk përbën as “ligj” të Kuvendit të Kosovës dhe as “akt të Qeverisë”, por është një akt nënligjor i miratuar nga Kuvendi i Komunës. Prandaj, duke marrë për bazë atë që akti i kontestuar nuk përmbush kriterin e parë të pranueshmërisë, pasi nuk është as ligj as akt i miratuar nga “Qeveria”, Gjykata nuk do të vazhdojë me vlerësimin e asaj nëse Rregullorja e kontestuar e miratuar nga Kuvendi Komunal mund të ketë cenuar përgjegjësitë komunale ose zvogëluar të hyrat e saj, siç është përcaktuar në paragrafin 4 të nenit 113 të Kushtetutës.

“Thënë këtë, Gjykata rikujton që Rregullorja e kontestuar ishte objekt i vlerësimit të përputhshmërisë së saj me Ligjin për Mbeturinat nga MMPHI, megjithatë, parashtruesi i kërkesës, përkundër asaj që, ndër të tjera, konteston edhe procedurën e miratimit të Rregullores së kontestuar, në kërkesën e tij ka specifikuar se konteston Rregulloren e kontestuar, si akt nënligjor i miratuar nga Kuvendi Komunal, duke kërkuar edhe shpalljen e pavlefshme të saj”, thuhet në vendim.

Gjykata vë në dukje se ndaj Rregullores së kontestuar, si akt normativ administrativ i nxjerrë nga Kuvendi i Komunës, Rama mund të paraqes padi dhe se Gjykata Supreme është kompetente për gjykimin në shkallë të parë lidhur me padinë për shfuqizimin e një akti nënligjor.

Rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese e deklaroi kërkesën e papranueshme.

Ndryshe, Gjykata Supreme e kishte refuzuar si të pathemeltë kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë kundër të paditurave- Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me të cilën është kërkuar të shpallet e paligjshme Rregullorjra për plotësim/ndryshimin e Rregullores për menaxhmin e mbeturinave.

Komuna e Prishtinës kishte kërkuar që të ndalohet prodhimi i efekteve juridike të Rregullores në fjalë, e nxjerrë nga Kuvendi i Kryeqytetit në mbledhjen e 5 dhjetorit 2024.

Artikulli paraprakShënohet Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes
Artikulli i rradhës Roli prindëror, faktor kyç për shëndetin mendor të nënave

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.