Një studim i ri i realizuar nga Shkolla Mjekësore e Hannoverit në Gjermani tregon se roli i nënës si prind është faktori më i rëndësishëm që ndikon në shëndetin mendor të grave.
Analiza, e publikuar në BMC Women’s Health, përfshiu të dhëna nga rreth 1,450 nënave me të paktën një fëmijë që jeton në shtëpi.
Rezultatet tregojnë se nënat që ndihen më pak të sigurta në rolin e tyre prindëror përjetojnë stres më të lartë dhe kanë më shumë gjasa të zhvillojnë çrregullime ankthi (21%) ose çrregullime afektive (12%), shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Gjendja mendore lidhet gjithashtu me kënaqësinë në jetën familjare, marrëdhëniet dhe ekuilibrin punë–jetë.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e programeve “nënë–fëmijë”, të cilat ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë dhe kanë treguar përmirësim të dukshëm të shëndetit mendor dhe cilësisë së jetës edhe gjashtë muaj pas përfundimit të tyre.
Këto programe mund të aplikohen si shërbime preventive ose rehabilituese me mbështetje nga sigurimet shëndetësore./Gazeta Shneta/


