Me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë, duke i detyruar këta të fundit të punojnë 5 vite në Shqipëri, para se t’iu jepet diploma.
Studentët e Mjekësisë do të firmosin një marrëveshje që do të punojnë në Shqipëri për 5 vite pas diplomimit. Ky është kusht i detyrueshëm për studentët që regjistrohen për herë të parë në Fakultetin e Mjekësisë vitin e ri akademik, ndërsa për studentet e viteve të dyta deri në të gjashta detyrimi për të punuar është deri në 3 vite, ose mund të zgjedhin të paguajnë tarifën e studimit 13-14 herë më shumë nëse kundërshtojnë mbajtjen e diplomës pas përfundimit të shkollimit.
Po ashtu, Kuvendi i Shqipërisë miratoi edhe projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”.
Ligji u miratua me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenime. /TopChannel/