Ky është 14-vjeçari që u rrah për vdekje nga babai i tij në Kamenicë

2018-05-24 në ora 11:25

Janë publikuar fotografitë e djalit 14 vjeçar i cili u rrah për vdekje me shkop druri nga babai i tij në Kamenicë. Viktima është L. Bernjashi, i cili është rrahur për vdekje nga babai i tij Ganiu.

Siç ka raportuar Policia e Kosovës, djali ka ndërruar jetë në QKMF-në e Kamenicës pasi ishte sjellë pa shenja jete nga familjarët. Pas hetimeve të para është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë për shkak të goditjeve të forta me shkop druri nga babai.

Por tmerri i kësaj ngjarje kishte nisur 4 orë para vdekjes së djalit. Ai ishte mbyllur në një dhomë në shtëpi nga babai i cili kishte filluar ta godas për shkak se i biri kishte shpenzuar 1 mijë euro pa dijeninë e tij. Babai e kishte mbajtur të mbyllur të birin për katër orë të tëra në gjendje të rëndë.

“Mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë  rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar veç ka mundur me konstatuar se fëmija është pa shenja jete. Sipas hetimeve të para  dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit  të tij”, thuhet tutje në komunikatë.

Nga hetuesit e hetimeve rajonale  janë duke u ndërmarr të gjitha veprime e duhura hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tronditës.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin Mjeko ligjorë në Prishtinë ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës. /Gazeta Shneta/