Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky është anesteziologu i arrestuar për vdekjen e tre vjeçarit në Tiranë

Lajme 05/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një anesteziolog në Tiranë është vënë nën hetim pas humbjes së jetës së një 3-vjeçari.

Prindërit kanë denoncuar mjekun 70-vjeçar Roland Xhaxho, pasi ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar, i cili pas mjekimit ka shfaqur komplikacione. Pas tre ditësh 3-vjeçari ka humbur jetën në spital. Prindërit pretendojnë se arsyeja ka qenë pikërisht mjekimi që ka marrë fëmija te dentisti pasi fëmija ka shfaqur komplikacione menjëherë pas mjekimit.

Mbi anesteziologun 70-vjeçar Roland Xhaxho rëndon akuza për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

Babai i fëmijës 3 vjeçar, Guri Spahiu ka thënë në polici se para tre ditësh ka çuar për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.

Pasi ka përfunduar ndërhyrjen mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë  nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte. Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë kliniken private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, te cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jete për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital.

Prindërit thonë se djali ka rënë në gjendje kome pas anestezisë. Por priten rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore të autopsisë, për të vërtetuar shkakun e ndarjes nga jeta të fëmijës 3 vjeçar të familjes Spahiu. /top-channel

Artikulli paraprak“Tetori rozë” e gjen funksional mamografinë mobil
Artikulli i rradhës A mundet që pirja e çajit çdo ditë të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.