Sëmundja e fruthit është rikthyer në Kosovë që nga muaji qershor i këtij viti.
Në Klinikën Infektive deri më tani janë trajtuar rreth 150 pacientë, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë fotografi janë një pjesë e stafit të Klinikës Infektive, në krye me drejtorin Hamdi Ramadani, të cilët kanë trajtuar pacientët nga e gjithë Kosova.
Fruthi vazhdon të jetë i pranishëm edhe më tutje, por sipas klinikës numri i të prekurve ka shënuar rënie.
Megjithatë, deri më tani janë shënuar 2 viktima nga ky virus.
Mjekët vazhdimisht kanë bërë thirrje që t’i vaksinojnë fëmijët. /Gazeta Shneta/