Ky është parashikimi i motit për fundjavë

2017-03-17 në ora 16:26

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije gjatë fundjavës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale  me diell.

“Vranësirat gjatë ditës së diell vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius”.

“Shtypja atmosferike do të ulet për 6-8 milibar, do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s.”, bën të ditur IHMK.