Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një shtëpi e sigurt për të porsalindurin

Jetë 17/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pediatri mund t’ju sigurojë se sa e rëndësishme është të bëni disa ndryshime në shtëpi kur të vijë pjesëtari i ri i familjes. Shtëpia është plot rreziqe për një krijesë të vogël. Prindërit shqetësohen që dikush mund të dëmtojë beben, që një fëmijë tjetër mund të dëmtojë aksidentalisht beben, ose ndonjë aksident tjetër mund të ndodhë në krevat e të mos kuptojnë se sa rreziqe sillen rrotull në shtëpinë e tyre.

Sipas kërkimeve, një pjesë e mirë e fëmijëve lëndohen në shtëpi më tepër se sa jashtë saj. Gjithsesi nuk duhet të mërziteni, përderisa me përdorimin e disa hapave të thjeshtë e praktikë, mund  të siguroheni që bebi juaj nuk do të jetë në rrezik të dëmtimeve të mundshme. Për këtë, për krijimin e një mjedisi të sigurt për beben tuaj, ju duhet së pari të dini ku janë rreziqet serioze për dëmtimin e bebit dhe ta mbroni atë. Rreziqet më të zakonshme janë ato të mbytjes, djegies dhe helmimit.

Related image

Nevojat që ka dhe rreziqet që mund të hasë në shtëpi ndryshojnë me kalimin e moshës. Për shembull, kur bebi lind, nuk do të shqetësoheni nëse mund të rrëzohen në ndonjë vend ku po përpiqet të ngjitet apo nëse mund të fusë në gojë diçka që ka gjetur në shesh, pasi nuk është akoma në gjendje të zvarritet e të ngjitet në mobilje.

Me të porsalindurit, do të keni nevojë të jeni të kujdesshëm për faktorë rreziku që kanë të bëjnë jo vetëm me beben, por edhe me ty. Duhet të kontrollosh rregullisht ngrohësit në shtëpi, nëse punojnë siç duhet dhe nuk kanë defekte. Gjithashtu duhet të kontrolloni edhe thatësinë e kaloriferëve, kondicionimin e ajrit dhe oxhakun. Ngrohësi i ujit nuk duhet të jetë mbi 48 gradë Celcius.

Për të parandaluar dhe të menaxhuar një zjarr të mundshëm, në shtëpi duhet të keni fikëse zjarri dhe detektorë tymi. Sigurohuni që llampat dhe dritat në shtëpi të mos vijnë në kontakt me pëlhura apo ndonjë gjë tjetër që mund të shkaktojë zjarr.

Ndërsa bebi rritet, do të duhet të keni kapëse të veçanta për sirtarët dhe dollapët në shtëpi, për të parandaluar fëmijën t’i hapë dhe të ketë kontakt me objekte të mprehta ose detergjentë.

Image result for baby at home stairs

Sigurisht që ju duhet një kuti e ndihmës së shpejtë në shtëpi. Kjo kuti duhet te përfshijë ilaçe, fasho dhe çfarëdo tjetër që duhet të jetë e domosdoshme nëse fëmija ka nevojë për ndihmë të parë. Sigurisht që duhet të jeni shumë te kujdesshëm me barnat, të kontrolloni datën e skadencës dhe të lexoni udhëzimet. Është gjithashtu e rëndësishme të keni një numër telefoni të urgjencës dhe telefonin e qendrës së helmimeve në një vend që gjenden shpejt, psh në derën e frigoriferit.

Kur bëni banjë beben, duhet të jeni shumë e kujdesshme e sigurohuni që nuk rrëshqet dhe dëmtohet. Për të shmangur këtë, blini një govatë të vogël, posaçërisht të dizenjuar për bebet, e cila të jetë kundër rrëshqitjes.

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm se ku fle bebi. Mos e lër të flejë vetëm në krevatin tuaj nëse ju nuk jeni vetë atje. Ka rrezik që mund të bjerë. Krevatet e vegjël të fëmijëve janë të dizenjuar në mënyrë të tillë që bebi nuk mund të dalë prej andej, kur është ende i vogël. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me të gjitha mobiljet në shtëpi. Ka mjete mbrojtëse për cepat e mobiljeve. Është e domosdoshme të fshehni mjetet e mprehta apo ornamentet që mund të ndodhen rrotull .

Kur fëmija është vetëm disa muajsh, gjërat janë të thjeshta pasi nuk zvarritet dhe ka pak gjasa që të goditet. Për këtë arsye e gjithë përgjegjësia e mbajtjes së bebes mirë është e juaja. Si prindër të rinj, është e natyrshme që të jeni në ankth dhe të keni frikë, por s’ka përse. Ajo që ju duhet të bëni është të përshtatni mjedisin në shtëpi për të akomoduar bebin dhe t’i jepni atij vëmendjen e duhur.

 

 

Artikulli paraprakJa tri mënyra për eliminimin e erës së pakëndshme të këpucëve
Artikulli i rradhës Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.