Lëkurë të ndritshme e të errët, megjithatë konsiderohen të jenë njerëzit me lëkurën më të veçantë dhe më të bukur në botë, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo i bënë ata të jenë unik, madje edhe të tërheqshëm për këdo, pasi rrallë herë mund të keni parë të tilla lëkura, e ndonëse në vendin tonë nuk ka fare.
Connie Chiu ka lindur në Hong Kong, dhe prej 4 fëmijëve në familje është e vetmja që ka lindur me albinizëm.
Connie Chiu
Ajo është 24 vjeçare dhe po ndjek karrierën e saj si modele.
Nikia Phoenix
Nikia është modele amerikane dhe është bërë fytyrë publike e reklamave të shumta të Coca Cola.
Ajo dallohet nga bengat që ka në fytyrë, dhe gjithashtu në gjithë trupin e saj.
Stephen Thompson
Edhe Thompson ka diçka tejet të veçantë. Ai është nga Amerika dhe ndjek modelizmin.
Pamja e tij krejtësisht e bardhë, ka bërë që njerëzit ta kërkojnë për sete fotografike të shumta, madje edhe nëpër revista të ndryshme të modës nëpër botë.
Winnie Harlow
Ajo tërhoqi është vëmendjen e Tyra Banks.
Për shkak të gjeneve ndryshe që ka, trupi i saj ka marrë dy ngjyra, por, ajo ka edhe bukurinë e saj që e bënë një femër të veçantë në botën e modës.
Ava Clarke
Ava është me albinizëm, është afriko-amerikane, me flokë të bardhë, sy të gjelbër, buzë rozë dhe kështu ka pushtuar botën me bukurinë e saj.
Khoudia Diop
Diop është një 19 vjeçare e cila tani ka biznes modelimin.
Ngjyra e saj e zezë e errët, e bënë atë të veçohet nga të tjerët, ndonëse ajo pranon se shpesh është fyer, ajo nuk e ka fare problem sepse thotë se ka ndryshuar botën dhe se është me fat. /Gazeta Shneta/