Ky është parashkrimi i motit për sot

2017-05-30 në ora 07:55

Në Kosovë edhe gjatë ditës së sotme do të ketë mot me diell dhe temperatura  të larta.

Temperaturat maksimale sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të shënojnë ngritje rreth vlerave mesatare, ku merkuri në termometër pritet t’i arrijë vlerat deri 28 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 7m/s /Lajmi.net/