Pastroni dhëmbët nga gurëzat me këtë përzierje

2017-05-30 në ora 08:05

Dhëmbët janë pjesë e rëndësishme e estetikës sonë por jo vetëm. Ato ndihmojnë në përtypjen e mirë të ushqimeve kështu që duhet të përpiqemi që ti mbajmë sa më gjatë.

Më poshtë ju tregojmë përzierjen më të mirë për të hequr pllakën dentare dhe për të plotësuar larjen e tyre. Gjithashtu kjo përzierje vret të gjithë bakteret në gojë.

Bëhet fjalë për gargarën e cila për të hequr gurëzat bazohet te soda e bukës. Bikarbonati i natriumit është i njohur si një nga pastruesit më të mirë në dispozicion dhe mund të përdoret në qindra aplikime, duke përfshirë higjienën orale.

Përveç kësaj, ajo përdoret shpesh direkt pas larjës së dhëmbëve, për shkak të efektit të saj zbardhues dhe heqjes së njollave, si dhe baktereve dhe mikrobeve që shkaktojnë dëmtimit të dhëmbëve dhe frymës së keqe.

Përzieni sodën e bukës me kripë. Pastaj lagni furçën e dhëmbëve me ujë të ngrohtë dhe përhapeni në të përzierjen e mësipërme. Lajini dhëmbët dhe shpëlani gojën. Përsëriteni për rreth 2 minuta.

Pastaj përzieni peroksidin e hidrogjenit me ujë të ngrohtë dhe shpëlajeni gojën tuaj për një minutë, pastaj shpëlani gojën.

Përdorni kruajtëse dhëmbësh për të larguar ndonjë papastërti dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë. Mund ta përsërisni këtë procedurë 2 herë në javë.

Mos e gëlltisni asnjëherë këtë shpëlarës, pasi disa nga përbërësit mund të jenë të dëmshëm nëse gëlltiten./Albeu.com