Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë, Arta Sejdiu, ka ripërsëritur kërkesën për përkujdesje më të madhe për stafin mjekësor.
Sejdiu, përmes një postimi në faqen e Gazeta Shneta, ka shkruar realitetin që ajo përjeton në Klinikën e Pulmologjisë.
Sipas Sejdiut, një motër medicinale duhet të kujdeset për deri 22 pacientë me COVID-19 vetëm.
Postimi i plotë:
“Shume e lehte eshte te vertetohet gjendja reale. Nese vini ne klinike shihni nga nje infermiere ne repart, te djersitura e te lodhura, te dermuara. Sikur t’a kishin vetem terapine nuk do ta kishin problem. Ato perballen me Covidin drejtperdrejt, 12 ore jane prezent neper dhoma. Mirren thuajse me te gjitha: evidentim, transfere, nderrim repartesh, ndarje ne Covid pozitiv dhe negativ, hapje te historise, dhenje te terapise, marrje e gjakut per analiza, matjen e shenjave vitale, dezinfektim, furnizim me material harxhues, furnizim me barera, furnizim me pajisje, verja ne funksion, menagjim te situates e mbi te gjitha perkijdesjen shendetesore te panderprere e shume e shume pune te tjera qe nuk mund te shkruhen dot!
Une vetem nje gje e di, se nese nuk punohet edhe ne mbrojtjen e stafit, dikush do te jape llogari. Une e para do te kerkoje pergjegjesi nese me ndodh dicka nga sterngarkesa! Çka varet nga une, jap pergjegjesi, ndersa per cfare nul varet nga une dhe per cfare nuk eshte bere sipas standardeve, do te kerkoj pergjegjesi!!!
Nuk eshte e drejte nje infermiere te perballet me 22 raste Covid! Veq kemi filluar ta humbim stafin!
Detyre e cdo menagjeri eshte se pari krijimi i kushteve per pune, pastaj kerkesat qe punet te shkojne mbare! Ashtu keshtu qe nga mengjesi jemi te share, nuk po dojne me na degju, dhe po mendojne qe po paguhemi nese flasim per gjendjen reale! Ne se pari ndertojme kulmin pastaj e qesim podrumin!”, shkroi Sejdiu.