Për shkak se gati 80% e familjeve jetojnë në vende urbane kur janë shumë afër trafikur rrugor, kjo ka ndikuar që fëmijët të jenë të prekur rëndë nga sëmundja e astmës
Fëmijët të cilët jetojnë afër rrugëve më të frekuentuara kanë rrezik më të madh nga forma e rëndë e astmës dhe të shumtën për shkak të komplikimeve përfundojnë në spital, ka vërtetuar studimi i Universitetit të Karolinës Jugore.
Çdo i dhjeti fëmijë është sëmurë nga astma, sepse jeton afër rrugëve të mëdha të komunikacionit, shkruan Daily Mail.
Gati 80 për qind e fëmijëve të cilët janë sëmurë nga ndonjë formë e rëndë e kësaj sëmundje jeton vetëm 75 metra larg rrugës.
Tymi dhe gazrat e liruara nga automobilat respektivisht dyoksidi i karbonit dhe ozoni i kontribuojnë zhvillimit të astmës, ka vërtetuar studimi. Ndotja e ajrit dhe trafiku i dendur në qytetet e mëdha munden seriozisht ta dëmtojnë shëndetin e fëmijëve.
Vetëm me reduktimin e emetimit të gazrave do të mund të zvogëlonim numrin e fëmijëve të sëmurë nga forma e rëndë e astmës.
– “Po qe se ndotja në Los Angeles do të reduktohet për një të pestën, do të kishim kursyer gati 6.000 fëmijë”, – ka shpjeguar udhëheqësi i hulumtimit, profesor Rob McConnell.