Bëni mirë të mendoni dy herë!
Mund të jetë një dëshirë që e keni pasur qysh prej kohësh dhe taman në kohër kur ke ngelur shtatzënë mund të të ketë lindur dëshira e flaktë për të bërë një tatu. Dhe kjo është totalisht e kuptueshme sepse dëshirat rrallë kush mund t’I kontrollojë.
Por sipas ekspertëve mjekësorë, vizatimi i trupit me gjilpërë gjatë procecit të shtatzënisë nuk preferohet aspak, përcjellë GazetaShneta.
Sipas Jimmy Bellote, fizicist në Montefiore Health System injektimi i ngjyrës me gjilpërë gjatë shtazënisë mund të sjellë komplikime të mëdha.
“Një nga rreziqet më të mëdha për nënën dhe foshnjen është zhvillimi i sëmundjeve infective siç janë Gepatiti B dhe C e madje edhe HIV. Për arsye se ju asnjëherë nuk mund të garantoni sterilitetin e gjilpërës që përdoret tek ju”, ka thënë Bellote.
Nëse besoni në etikën e artistit të tatuazheve që njihni ju atëherë kjo ngelet në vendimin tuaj, mirëpo rreziqet janë gjithmonë të pranishme.
Sipas disa studimeve të bëra nga American Pregnancy Association, ngjyra e tatuazhit mund ta prekë fetusin deri në 12 javët e para, por studimet nuk kanë arritur të konkretizojnë gjetje nëse ndikimi bartet edhe në 6-mujorin tjetër.
Përveç shtatzënisë, bërja e tatuazhit nuk preferohet as gjatë kohës së gjidhënies. Sipas pediatres Betty Greeman, molekulat e ngjyrës janë më të mëdha dhe nuk arrijnë të depërtojnë në qumështin e nënës, përsëri eksziston rreziku që një copëz infektimi të bartet në gjinjë. /GazetaShneta/