Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ulët atmosferik, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
IHMK-ja mëson se në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat në intervale të caktuara të kohës do të jenë në zhvillim, duke gjeneruar reshje lokale të intensitetit mesatar dhe vende-vende të intensitetit të lartë, transmeton Koha.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlera të larta kryesisht në ditët kur qielli është i hapur. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.