Ja pse gratë shtatzëna duhet të hanë molla të gjelbra çdo ditë

2018-06-10 në ora 21:20

Një ndër frutat më të shëndetshëm shquhet të jetë molla, në veçanti ajo me ngjyrë të gjelbër. Kjo mollë rekomandohet edhe në shtatzëni, ngase sjell përfitime të shumta, në mesin e të cilave janë:

  1. Molla e gjelbër përmirëson tretjen

Gjatë shtatzënisë problemet me tretjen dhe konstipacionin janë më se të zakonshme, por duke përfshirë mollën e gjelbër në dietën tuaj ju do të siguroheni që aparati juaj tretës do të funksionojë në mënyrë optimale.

  1. Përmirëson oreksin

Shumë gra kanë mungesë oreksi në shtatzëni, gjë që është problem shumë i madh pasi ju duhet të furnizoni edhe foshnjën me lëndë ushqyese. Ndaj molla e gjelbër është pema e duhur për ju nëse keni probleme me oreksin.

  1. Parandalon dëmtimin e ADN-së

Gjatë shtatzënisë trupi i gruas i nënshtrohet shumë ndryshimeve fizike dhe hormonale të cilat mund të lënë pasoja në ADN-në tuaj duke shkaktuar edhe kancer. Por anti-oksidantët që gjenden me shumicë në mollën e gjelbër mund ta parandalojnë dëmtimin e ADN-së

  1. E bën lëkurën tuaj më të shëndetshme

Shumë gra kanë probleme me lëkurën në shtatzëni, dhe këto probleme së bashku me çrregullimet hormonale që i ndodhin gruas në shtatzëni mund të ndikojnë në uljen e vetëvlerësimit tek një grua. Ndaj nëse po kërkoni një mënyrë për të pasur një lëkurë të shëndetshme edhe gjatë shtatzënisë, provoni mollën e gjelbër pasi vitaminat A, B dhe C që ajo përmban janë ato që i nevojiten lëkurës suaj.

  1. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve

Të gjitha e dimë se shtatzënia është e mbushur me shumë dhimbje fizike. Zgjerimi i mitrës për t’i hapur vend foshnjës që rritet, ushtron më shumë presion në trupin tuaj, dhe për pasojë shkaktohen më shumë dhimbje. Por konsumimi i mollëve e gjelbër mund t’i lehtësojë paksa këto dhimbje në mënyrë natyrale./pernenat.al/