Dy fëmijë nga mosha 6 vjeçare ose më poshtë po lëndohen si rezultat i roletave të dritareve, si dhe pothuajse një fëmijë në muaj vdes si rezultat i këtij objekti shtëpiak, sipas analizës së të dhënave nga Akademia Pediatrike Amerikane.
Studimi, i cili morri informata nga 2 databaza të Shteteve të Bashkuara me një periudhë kohore prej 25 vjetësh (1990-2015), shqyrtoi llojet e lëndimeve tek fëmijët, të cilat kërkonin trajtim emergjent, ku ndër ta ishin 16.827 fëmijë, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtuesit gjetën se lëndimet më të zakonshme shkaktoheshin nga goditjet e roletave të dritareve, apo spangoja e tyre.
Ata përmes këtij studimi bënë të ditur se sa i rrezikshëm mund të jenë objektet e tilla shtëpiake./Gazeta Shneta/