Një studim 22-vjeçar i afro 82.000 grave në SHBA ka arritur në përfundimin se reduktimi i konsumit të mishit të kuq mund të ulë rrezikun nga endometriozën.
Endometrioza është e lidhur ngushtë me infertilitetin, ngase infeksioni dhe irritimi i shkaktuar nga kjo gjendje shëndetësore mund të ndikojë edhe në efektivitetin e konceptimit, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi, i kryer nga hulumtuesit në Qendrën e Hulumtimit të Kancerit të Fred Hutchinson në Uashington, zbuloi se gratë që hanë mish dy herë në ditë kanë 56% më shumë gjasa për të zhvilluar simptoma të endometriozës se sa ato që bëjnë një gjë të tillë një herë në javë.
“Konsumi i mishit të kuq mund të jetë një faktor rreziku i rëndësishëm i modifikueshëm për endometriozën”, konkludoi studimi.
Ndërsa shkaku i saktë i gjendjes është ende i panjohur, studiuesit sugjerojnë se konsumi i lartë i mishit të kuq mund të nxit hormonet që shkaktojnë endometriozën.