Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky vaj i shëndetshëm mund të ndihmojë në ruajtjen e kujtesës

Jetë 08/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet e fundit po tregojnë se ushqimi luan rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit përmes të ashtuquajturit “aksi zorrë–tru”, sistemi që lidh traktin tretës me funksionimin e trurit.

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i vajit të ullirit, mund të ndikojë në shëndetin mendor dhe funksionin njohës, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studimi përfshiu 656 persona të moshës 55 deri në 75-vjeç me mbipeshë ose sindromë metabolike, të cilët u ndoqën për dy vite. Studiuesit analizuan llojin e vajit të ullirit që përdornin pjesëmarrësit, mikrobiotën e zorrëve dhe ndryshimet në funksionin njohës.

Rezultatet treguan se personat që konsumonin vaj ulliri ekstra të virgjër kishin përfitime më të mëdha për shëndetin e trurit krahasuar me ata që përdornin vaj të rafinuar.

Sipas studiuesve, kjo lidhet me faktin se vaji ekstra i virgjër përpunohet më pak dhe ruan më mirë antioksidantët dhe përbërësit anti-inflamatorë.

Vaji i ullirit është pjesë kryesore e dietës mesdhetare, e njohur për efektet pozitive në zemër dhe tru.

Studiuesit besojnë se mikrobiota e zorrëve mund të luajë rol kyç në mënyrën se si ky vaj ndikon në ruajtjen e kujtesës dhe aftësive njohëse me kalimin e viteve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdryshimet e vogla në jetesë mund të ulin rrezikun për sëmundje të zemrës
Artikulli i rradhës Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.