Një studim i ri shkencor ka treguar se edhe ndryshimet e vogla në stilin e jetesës mund të kenë ndikim të madh në shëndetin e zemrës.
Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “European Journal of Preventive Cardiology”, shtimi i vetëm disa minutave aktivitet fizik apo gjumë më shumë çdo ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.
Studimi përfshiu mbi 50 mijë persona dhe zgjati rreth tetë vjet, duke analizuar zakonet e tyre të përditshme si gjumi, ushqimi dhe aktiviteti fizik.
Rezultatet treguan se personat me zakone mesatarisht të shëndetshme kishin 41% më pak rrezik për probleme serioze të zemrës, ndërsa ata me stilin më të mirë të jetesës e ulën rrezikun deri në 50%, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Kombinimi më i dobishëm përfshinte 8 deri në 9.5 orë gjumë në natë, 40 deri në 105 minuta aktivitet fizik në ditë dhe një dietë të pasur me ushqime cilësore. Ky stil jetese lidhej me 57% më pak rrezik për infarkt, goditje në tru dhe dështim të zemrës.
Ekspertët theksojnë se ndryshimet e vogla, por të vazhdueshme, janë më të lehta për t’u mbajtur dhe sjellin përfitime afatgjata për shëndetin. /Gazeta Shneta/


