Një nga laboratorët më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Quest Diagnostics”, i vonon rezultatet për koronavirus nga 4 deri në 7 ditë.
CNN shkruan se kërkesa për teste të koronavirusit në disa laboratorë në SHBA ka tejkaluar kapacitetet, ndonëse miliona teste janë vënë në dispozicion, transmeton Gazeta Shneta.
Koha e rezultateve varion nga 24 orë deri në një javë. Një nga laboratorët më të mëdhenj “Quest Diagnostics”, ka deklaruar se koha e tanishme e rezultateve për testet e koronavirusit është mesatarisht katër deri pesë ditë nga marrja e mostrave deri te dorëzimi i rezultateve, megjithëse disa rezultate mund të mos jepen deri në një javë.
“Megjithatë ne po i zgjerojmë me shpejtësi kapacitetet e testimit pasi kërkesa po rritet shpejt dhe ne nuk mund të përballojmë gjithë këtë fluks të njerëzve që duan të testohen”, thuhet në deklaratën e laboratorit, shkruan CNN.
Kujtojmë se në SHBA janë të prekur afër 55 mijë persona me koroanvirus ndërkaq deri më tani janë regjistruar rreth 800 viktima.
Kujtojmë se në Kosovë mostrat për Covid-19 testohen me proceduren RT-PCR në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe procedura vonon deri në 4 orë nga koha e hyrjes së mostrës në punë. /Gazeta Shneta/