Ndërsa, vendet në mbarë botën zbatojnë masa për t’i mbajtur njerëzit larg njëri tjetrit, BBC Future tregon provat prapa pse është një hap kaq i rëndësishëm në luftën kundër Covid-19 dhe sa kohë mund të vazhdojë.
Periudha e inkubacionit – koha midis infeksionit dhe shfaqjes së simptomave është gjetur të jetë rreth pesë ditë për Covid-19, edhe pse mund të zgjasë deri në 14 ditë që simptomat të shfaqen, sipas studimit në Kinë, transmeton GazetaShneta.
Për ta komplikuar më tej këtë, virusi gjithashtu mendohet se është në gjendje të përhapet nga njerëzit që janë infektuar, por ende pa shfaqur ndonjë simptomë.
Një studim i Lauren Ancel Meyers në Universitetin e Teksasit vlerësoi se ky transmetim i heshtur mund të ndodhë në deri në 10% të rasteve. Rreth 1-3% e njerëzve që kapin sëmundjen do të mbeten asimptomatikë. Këta njerëz mund të mos dinë të izolohen, por nëse vëzhgojnë praktikat e mira të distancimit shoqëror, do të parandalohej që të përhapet virusi pa dashur.
Tashmë ekzistojnë disa prova që qëndrimi në shtëpi, dhe mbajtja e një distancë të sigurt nga të tjerët, mund të ngadalësojë përhapjen./GazetaShneta/