Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik janë konfirmuar 33 raste pozitive.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë, kurse 46 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.971 raste nga 73.287 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 46 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.189 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Aktualisht, vendi ynë ka 1,144 raste aktive./GazetaShneta/