Një lajm i mirë vjen nga Gjinekologjia në QKUK. Dr. Fehmi Ahmeti është rikthyer në punë.
Gjinekologu Ahmeti është një nga mjekët kryesor në këtë klinikë i cili kryen rastet e rënda në repartin e onkologjisë. Rikthimin e tij e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Dr. Jakup Ismajli, shkruan Gazeta Shneta.
Për rikthimin e tij stafi i klinikës patën organizuar edhe një fushatë në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të karcinomes së ovareve. Në këtë fushatë ishin alarmuar institucionet se Ahmeti është i vetmi gjinekolog specialist me përvojë shumë vjeçare që kryen këto raste të rënda.
Në përkrahje të Ahmetit u patën deklaruar edhe Shoqata e Gjinekologëve të Kosovës. Ai u arrestua dhe iu vendos masa e arrestit shtëpiak pasi u konstatua se kishte kryer abortin e vajzës nga Drenasi pa kushte adekuate dhe pa licencë pune në ordinancën e tij “Kestrina” në Prishtinë. /Gazeta Shneta/