Është mëse i qartë fakti që gjyshërit nuk duhen trajtuar si dado të përhershme të fëmijëve, por çfarë nëse iu tregojmë se ata që kalojnë kohë me mbesën dhe nipin, me të vërtetë jetojnë me gjatë sesa moshatarët e tyre?
Studimi i publikuar së fundi në të përditshmen, Evolution and Human Behavior, ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.
Studiuesit e Universitetit të Bazelit, Universitetit të Australisë Perendimore, dhe Instituti Max Planck, kanë ekzaminuara të dhënat e mbledhura nga më shumë se 500 persona të moshës 70 dhe mbi, shkruan Mom.me, transmeton Gazeta Shneta.
Pas ekzaminimit, studiuesit erdhën në përfundim se gjyshërit që kalonin kohë me të vegjëlit, kishin jetuar më gjatë, edhe nëse bëhej fjalë për nipin/mbesën e ndonjë familjes tjetër.
Për rreth 50% e gjyshërve që përkujdeseshin për të vegjëlit apo që mbështesnin fëmijët e tyre tashmë të rritur, në një mënyrë apo tjetër, u kuptua se ata jetuan 10 vite më shumë që nga fillimi i hulumtimit shkencor që nisi në vitin 2006-2005.
Në anën tjetër, të moshuarit të cilët nuk ofronin ndihmën e tyre ndaj pasardhësve, kishin ndërruar jetë në më pak se 5 vite pas testimit në fjalë. /Gazeta Shneta/